
Gjendet një trup i dekompozuar në zonat malore mes Tiranës dhe Elbasanit. Dyshohet se i përket Eglant Koçit, i zhdukur mbi dy javë më parë.
Trupi është gjetur në fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit, në një humnerë në fshatin Kollagjesh.
Koçi ishte zhdukur që prej 4 qershorit, pasi u mor peng dhe u vra nga shoku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj, i cili vijon të jetë në arrati.
Policia ka kontrolluar me dron në zonë pasi ka marrë informacionet, përcjell A2 CNN. Forcat RENEA po zbresin në terren për të tërhequr trupin.
Pikërisht në këtë zonë ka qenë edhe sinjali i fundit i telefonit celular të autorit Shakaj. (A2 Televizion)