Mercedesi heq dorë nga ngjyra gri, prezanton “Shigjetën e zezë”

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 11:43 | Sporte të tjera

Mercedesi është kthyer te ngjyra e zezë, duke lënë pas krahëve ngjyrën gri me të cilën nuk pati shumë fat vitin e kaluar, me një fitore të vetme në Botërorin e Formula 1.

Mercedes W14 do të pilotohet këtë vit sërish nga Lewis Hamilton dhe George Russell, ndërsa pilot rezervë do të jetë Mick Schumacher.

Për të zbuluar nëse kjo makinë është në gjendje për të luftuar për titullin kampion, duhen pritur 3 ditët e testimeve në Bahrein, javën e ardhshme.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi