
Përveç arritjes sportive në Botërorin “Katar 2022”, Argjentina po shijon edhe të ardhurat financiare që vijnë me triumfin në Kupën e Botës, të ardhura që janë shumë të nevojshme pas pandemisë Covid-19.
CONMEBOL ka njoftuar të enjten se Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) do të përfitojë 10 milionë dollarë “pas triumfit historik dhe emocionues në Katar, që i dha yllin e tretë Argjentinës dhe kupën e dhjetë kontinentit tonë”.
Kjo shifër e majme do t’i shtohet shpërblimit kryesor prej 44 milionë dollarësh që Argjentina mori nga FIFA, pas shpalljes kampion bote. Këtyre, i shtohen dhe marrëveshjet komerciale dhe të ardhurat nga pjesëmarrja në Botëror. (A2 Televizion)