Ministri Cakaj në Romë, nesër nis kthimi i shqiptarëve të bllokuar në Itali

Nga A2 CNN
28 Mars 2020, 16:43 | Aktualitet
Ministri Cakaj në Romë, nesër nis kthimi i shqiptarëve

Ministria e Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë Infrastrukturës, të Brendshme dhe atë të Shëndetësisë kanë nisur operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë vendit, për shkak të situatës që krijoi pandemia e COVID-19

Ministri Gent Cakaj, po udhëton drejt Romës, për të siguruar përmbylljen e të gjithë procedurave dhe për të siguruar sjelljen e 120 shqiptarëve drejt atdheut.

Qeveria ka kërkuar ndihmën e kompanisë “Air Albania” e cila është treguar e gatshme dhe ka vënë në dispozicion avionin “Lasgushi” për kryerjen e këtij operacioni.

Operacioni do të vijojë gjatë gjithë javës duke bërë të mundur kthimin e shqiptarëve të mbetur në shtete të ndryshme, nëpërmjet rrugëve tokësore dhe ajrore.

Rikthimi i qytetarëve, sipas prononcimit të MEPJ, do të bëhet sipas tre kategorive në të cilat përfshihen: qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar më shumë se 90 ditë në vendet ku ata janë bllokuar, studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe rastet humanitare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos