Mister rreth aktivizimit, mungoi në stërvitje, Uzuni mban në ankth Kombëtaren

Nga A2 CNN
25 Mars 2023, 14:48 | Futboll
Mister rreth aktivizimit, mungoi në stërvitje, Uzuni mban në

Mister dhe ankth rreth Myrto Uzunit. Sulmuesi më në formë i Kombëtares, që cilësohej edhe si një prej lojtarëve kyç për ndeshjen me Poloninë, mungoi në stërvitje.

Misteri shtohet nga fakti se Federata e Futbollit nuk e përmendi këtë mungesë, përkundrazi theksoi se grupi ishte i plotë, me përjashtim të portierit Strakosha, i cili ka punuar në palestër dhe ka bërë fizioterapi, por nuk ka probleme fizike të mëdha dhe pritet të jetë i gatshëm.

Për Uzunin ende nuk dihet nëse do të bashkohet me grupin, apo nëse do të jetë në gjendje të luajë të hënën në Varshavë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos