Momenti rrëqethës kur nëna me fëmijën shpëtohen nga vërshimi i ujërave

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 18:13 | Bota
Momenti rrëqethës kur nëna me fëmijën shpëtohen

Përmbytjet masive kanë përfshirë jugun e Turqisë prej dy ditësh, duke shkaktuar deri më tani mbi 10 viktima dhe disa të humbur.

Pamjet e publikuara nga mediat turke shfaqin përmbytjet apokaliptike, teksa niveli i ujit ka shkuar në mbi 1 metër, ndërsa shumë njerëz kanë ngelur të pastrehë.

Por, problemi më i madh i vërshimit të ujërave ishte evakuimi i të bllokuarve në banesat e tyre.

Në mediat lokale janë publikuar disa pamje rrëqethëse kur një nënë e re është shpëtuar për mrekulli nga rrjedha e ujit së bashku me fëmijën e saj. - VIDEO (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/15/nuk-kane-fund-fatkeqesite-ne-turqi-pas-termetit-permbytje-te-frikshme-pushtojne-jugun-e-vendit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos