Ndryshimet në Ministrinë e Brendshme, Hajdarmataj: Balla, strumbullari i ngjarjes së Fushë-Krujës

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 20:32 | Aktualitet
Ndryshimet në Ministrinë e Brendshme, Hajdarmataj: Balla, strumbullari

Eksperti i sigurisë, Arben Hajdarmataj, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN foli në lidhje me ndryshimet me të undit në qeveri, me emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, duke i zënë vendin në këtë mënyrë Bledi Çuçit.

Sipas Hajdarmatajt, emërimi i Ballës nuk ka sjellë ndonjë risi, ndërsa shotn se e ka parë si një lëvizje të kalkuluar të Ramës, deri diku për të qetësuar edhe tensionet brenda partisë së tij.

Duke folur për ngjarjen e rëndë të Fushë-Krujës, që duket se ka qenë një nga shkaqet e këtij zëvendësimi ministrash, Hajdarmataj tha se Rama vuri në krye të Ministrisë së Brendshme, një njeri si Taulant Balla, emri i të cilit është përmendur dhe akuzuar si një nga autorët e kësaj ngjarjeje.

Z. Hajdarmataj patëm një sërë ngjarjesh këtë javë, sa i përket një ndryshimi në qeveri të ministrit të Brendshëm, ku Taulant Balla i zuri vendin Bledi Çuçit, fill pas ngjarjes së rëndë të dhunës në Fushë-Krujë. Ju si e patë këtë lëvizje?

Faktikisht po ta shikosh me qetësi dhe vëmendje, ndoshta strumbullari i ngjarjes në Fushë-Krujë, apo një nga autorët është edhe vetë Balla, duke u bazuar tek akuzat që i ka bërë një ish-punonjës policie, po për fisin Rraja, në të cilin edhe vetë Balla ka qenë pjesë e akuzës së këtij ish-efektivi të policisë, që tani ndodhet në azil në Zvicër, i cili në dëshmitë e tij ka thënë që është kërcënuar në prezencën edhe të Taulant Ballës, si kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së.

Po për të njëjtin fis, apo grup, që ushtronte një aktivitet ekonomik, ai veprim që u pa nga gjithë shqiptarët, ishte një akt kriminal, që falë zoti përfundoi vetëm me lëndime, dhe jo me viktima të mundshme. Dhe vijmë tani në lëvizjen e z. Rama, i cili heq nga detyra z. Çuçi për të emëruar Ballën. Ky padyshim që është një akt politik. Rama e zgjedhe si kalkulim ndoshta për të ulur edhe tensionet brenda partisë së vet. Unë mendoj se nuk ka sjellë ndonjë risi emërimi i Taulant Ballës si ministër i Brendshëm. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/18/mos-u-ndikoni-nga-asnje-deputet-hajdarmataj-per-deklaraten-e-balles-nje-hipokrizi-ps-jo-e-interesuar-qe-ta-lere-policine-te-zbatoje-ligjin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos