Netflix del me aplikacion të ri falas, ja çfarë do të kenë mundësi të bëjnë përdoruesit me të

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 18:53 | Teknologji
Netflix del me aplikacion të ri falas, ja çfarë do të

Netflix ka dalë me një aplikacion të ri me anë të të cilit, përdoruesit mund të luajnë videolojëra në televizor.

Ende nuk ka informacione të detajuara mbi lojërat apo datën kur do të na shfaqet nëpër ekrane ky aplikacion i ri. E vetmja gjë që dihet është se ky aplikacion do të jetë falas.

Aktualisht, në App Store lexohet vetëm “Së shpejti, në Netflix”.

Mendohet se videolojërat do të luhen duke përdorur celularin si telekomandë, duke shmangur kështu blerjen e konsolave të shtrenjta.

Netflix do të ketë 40 videolojëra gati për vitin e ardhshëm dhe po punon për 70 të tjera, ndërkohë që 16 po i punon vetë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/29/netflix-kalon-ne-kulinari-hap-restorantin-e-tij-te-pare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos