Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është “i pushtuar” nga ankthi i fortë, si pasojë e të cilit nuk mund të flejë natën. Kështu shkruhet në një artikull të “New York Post”, i cili me ndihmën e Inteligjencës Artificiale ka analizuar edhe peshën e tij, ku thuhet se i ka kaluar 140 kg. Referuar të njëjtit burim, gazeta vë në pah se Kim Jong-un është i varur nga alkooli dhe duhanpirja.
Ato zbulojnë se autoritetet e Koresë së Veriut po importojnë sasi të mëdha të barnave kundër pagjumësisë si ”Zolpidem”, alkooli dhe cigaresh. Në analizën e bërë, lideri i Koresë së Jugut u shfaq i rraskapitur dhe me rrathë të errët poshtë syve në daljen e tij publike më 16 maj, duke shtuar edhe më shumë dyshimet.
Edhe fakti se ai ka shumë kohë që nuk del më në publik apo prezantimi i vajzës, si një mënyrë për të treguar se kush është pasardhësja, ka bërë që thashethemet mbi shëndetin e tij të jenë të pafundme. (A2 Televizion)