Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Sa do të përfitojnë mësuesit dhe edukatorët nga Pakoja e Madhe?

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2022, 19:31 | Politikë
Sa do të përfitojnë mësuesit dhe edukatorët nga Pakoja

Nga paketa e re e mbështetjes financiare për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve do të përfitojnë edhe mësues edhe edukatorë. Kryeministri Edi Rama njoftoi në Facebook se 6045 mësues dhe edukatorë me pagë bruto nën 60 mijë lekë do të përfitojnë 20,000 lekë të reja nga Pakoja e Madhe, siç e cilëson ai, dhe 30,693 mësues dhe edukatorë të tjerë, me pagë bruto mbi 60 mijë lekë, do të marrin 10,000 lekë të reja.

“6045 mësues dhe edukatorë me pagë bruto nën 60 mijë lekë do të përfitojnë një vlerë monetare prej 20,000 lekësh të reja nga Pakoja e Madhe, ndërkohë që 30,693 mësues dhe edukatorë të tjerë, me pagë bruto mbi 60 mijë lekë falë rritjes së vazhdueshme të pagave, do të marrin 10,000 lekë të reja dhe të gjithë së bashku nuk do ta kenë në familjet e tyre shqetësimin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë, në këtë periudhë jo të lehtë për të gjithë”.

Paketa e re e mbështetjes financiare për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve ka një vlerë totale prej 7.8 miliardë lekësh. Pakoja e madhe, siç e ka emërtuar kryeministri, u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë, ku u vendos edhe njëherë ndryshimi i buxhetit me akt normativ.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi