Lumi Drina është një nga perlat e Ballkanit, për sa i përket peizazhet edhe pasurinë ujore. Por lumi që buron në Mal të Zi nga bashkimi i lumit Tara dhe Piva që në rrjedhën e tij prej 346 kilometrash përshkon Bosnjën dhe Serbinë, për të përfunduar në lumin Sava, ditët e fundit po bën xhiron e botës me fotografitë vërtetë impresionuese ku më shumë së një mrekulli natyrore duket një landfill gjigant mbetjesh.
Janë shumë aktivistët që kanë shpërndarë pamjet, edhe më domethënëse nga dëbora që po mbulon mbetjet që pluskojnë në ato ujëra, shishe birre, mbeturina spitalore, trungje pemësh deri tek elektroshtëpiakët.
Përllogaritet që në afërsi të digës së Vishegradit është formuar një njollë rreth 10 mijë metra kub të këtyre mbetjeve, që vështirë po arrihet të kontrollohet.
Shirat e shumta dhe temperaturat e larta kanë ndikuar në daljen nga shtrati të lumit që ka marrë me vete çdo gjë që ka gjetur, por pamjet tregojnë qartë që rregullat mjedisore në Ballkanin Perëndimor nuk janë ende në nivelin e parashikuar nga vendeve Bashkimi Europian. (A2 Televizion)