Një shishe birrë u kushton shumë, nis hetimi ndaj 2 policëve të Rrugores që pinë alkool në orar pune

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 19:42 | Aktualitet
Një shishe birrë u kushton shumë, nis hetimi ndaj 2 policëve

Një shishe birrë gjatë kohës që po punonin u ka kushtuar shumë 2 efektivëve të Policisë Rrugore në Tiranë. Mësohet se ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor.

Bëhet fjalë për efektivet e identifikuar me inicialet G. S., dhe K. A, me gradë inspektor. Fotoja e tyre teksa po konsumonin alkool gjatë kohës që ishin në punë në një lokal u publikua në rrjetet sociale. Pas kësaj, Policia mori masat duke nisur hetimet ndaj tyre.

‘Në lidhje me një foto të publikuar në portale ditën e sotme, në të cilën shfaqen dy punonjës Policie me uniformë, në një lokal, ju sqarojmë se:

Me publikimin e pamjeve, menjëherë ka nisur hetimi disiplinor, për dy punonjësit e Policisë, inspektor G. S., dhe K. A., të dy efektivë të Policisë Rrugore, Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.’- njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos