"Nuk e dëgjuam ndjesën e Celibashit", vijojnë replikat PS-KQZ për mosfunksionimin e teknologjisë

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 15:59 | Politikë
"Nuk e dëgjuam ndjesën e Celibashit", vijojnë replikat

Vijojnë replikat mes Partisë Socialiste dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një tjetër deklaratë për mediat, Bora Muzhaqi i kujtoi kryekomisionerit Ilirian Celibashi se ndjesën e tij për mosfunksionimin e pajisjeve të identifikimit elektronik nuk e dëgjuam.

Ndërsa theksoi se arsyet e mosfunksionimit të teknologjisë në këto zgjedhje ishin nga më absurdet, Muzhaqi theksoi se për këtë çështje do të bëhet një analizë pas zgjedhjeve.

Pasi qeveria ku bën pjesë zonja e ka financuar masivisht KQZ-në, për pajisjet e identifikimit dhe votimit elektronik. Na vjen tmerrësisht keq për mosdhënien e shërbimit, duke penguar mijëra zgjedhjes për disa orë, teksa KQZ nuk merrte dot as vendimin më elementar të nisjes të votimit në çdo qendër,” shtoi ministrja.

Po ashtu, ajo përsëriti apelin për qytetarët që të kthehen dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur drejtuesit e rinj të  pushtetit vendor. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/14/ngerc-absurd-ps-kqz-duhet-te-garantonte-funksionimin-e-pajisjeve-te-identifikimit-elektronik/
https://a2news.com/2023/05/14/celibashi-procesi-i-identifikimit-nuk-ka-deshtuar-zero-shanse-qe-vota-per-x-kandidat-te-shkoje-te-kundershtari/

A2 CNN Livestream

Latest Videos