“Opiumi po zëvendëson kanabisin”, Berisha: Mafia me kollare i është sulur Akademisë së Shkencave

Nga A2 CNN
19 Korrik 2023, 18:14 | Politikë
“Opiumi po zëvendëson kanabisin”, Berisha: Mafia me

Për Sali Berishën, miratimi me urgjencë i ligjit për Akademinë e Shkencave është një tjetër tregues i fundit të parlamentarizmit.

Sipas tij, maxhoranca në Kuvend nuk respekton as ligje e as rregullore dhe heq paralele mes ngjarjes në Borizanë të Fushë-Krujës, ku u përfshinë të afërmit e ish-deputetit Rrahman Rraja dhe miratimit të njëanshëm të ligjit që i mundëson Skënder Gjinushit qëndrimin në krye të Akademisë së Shkencave.  

 “Kjo që ndodh me Akademinë e Shkencave është identike si ngjarje me atë që ndodhi në lokalin e Borizanës. Atje mafia i vuri minat në guroren e vet edhe fshatit[...]. Këtu mafia me kollare i është vërsulur Akademisë së Shkencave”, tha Berisha. 

Në mbledhjen me deputetët që e mbështesin, Berisha tregoi për një fenomen të ri në kultivimin e lëndëve narkotike, që, sipas tij, po zëvendëson edhe kanabisin: “Kanabisi mbulon vendin, por tani ka filluar të mbulojë vendin opiumi, lulëkuqja. Ju garantoj se ato do të zëvendësojnë të gjitha prodhimet e tjera se janë shumë më të shtrenjta se kanabisi. Keni parë operacionet policore, mashtrime se nuk arrestojnë një njeri të vetëm. Nuk arrestohen se janë socialistë, janë të gjithë të partisë”.

Nga ky takim me deputetët demokratë, Berisha komentoi edhe vendimin e Bashkimit Evropian për pezullimin e fondeve për bujqësinë: “Sot njoftohet se Komisioni Europian pezulloi për shkak të korrupsionit, fondet për bujqësinë shqiptare. Për shkak të vjedhjes dhe shpërdorimit nga kleptokratë të parave të BE që janë jetike për bujqësinë shqiptare. Por, këto para shpërdorohen dhe vidhen nga agjencitë qeveritare shqiptare”.

Teksa foli për çështjen e inceneratorëve, përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama si kreun e aferës, për të cilin shtoi se ka dakortësuar edhe arratinë e Arben Ahmetajt, ndaj nuk flet për të.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos