“Pamje apokaliptike”, njerëzit hidhen në oqean për t’i shpëtuar zjarreve në Hawai

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 20:50 | Bota

Zjarret të paprecedentë kanë shpërthyer në Big Island dhe Maui të Hawai-t, duke dëmtuar strukturat, duke nxitur evakuime dhe shpëtime dhe duke detyruar disa njerëz të hidhen në oqean për t'i shpëtuar rrezikut.

CNN raporton se uragani Dora dhe presioni i lartë mbi Paqësorin verior, të cilat po kombinohen për të krijuar erëra të forta mbi Hawai, po lëvizin drejt perëndimit.

Sipas guvernatorit të Hawaii, Josh Green protet të ketë edhe humbje jete. Ai tha se pjesa më e madhe e qytetit të Lāhainā është shkatërruar dhe qindra familje janë zhvendosur.

https://youtu.be/_0nRsk7doKE

Nuk ka shërbim 911 në anën perëndimore të Maui-t, me resorte, vizitorë dhe rrethe tregtare që humbasin komunikimin për shkak të rrëzimit të kullave celulare, sipas një zyrtari të urgjencës.

Zjarret shkatërruese në Hawaii janë u përhapën nga kombinimi i erës së fortë dhe kushteve të thata që mbulojnë pjesë të mëdha të ishullit. Imazhet satelitore kapën se sa shpejt u përhapën zjarret në Hawaii të martën pasdite dhe në mbrëmje, ndërsa erërat e forta frynin nga verilindja.

Hawaii parashikohej të kishte një rrezik mbi mesataren për zjarr në gusht dhe ky rrezik më i lartë do të mbetet në fuqi për disa muaj të ardhshëm.

Evakuimet janë duke u zhvilluar në të gjithë ishullin, ndërsa autoritetet këshillojnë banorët sesi të veprojnë kur ndodhen në shtëpi, në makinë apo jashtë.

Nëse e gjeni veten të kapur në një zjarr të egër, këtu janë disa gjëra që mund të bëni për t'u përpjekur të mbroni veten , sipas këshillave nga Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni.

Në makinën tuaj:

Parkoni automjetin tuaj në një zonë të pastër nga bimësia.

Mbyllni të gjitha xhamat e automjetit.

Nëse keni një batanije ose xhaketë prej pambuku ose leshi, mbulohuni me të për të shmangur nxehtësinë rrezatuese.

Shtrihuni në dyshemenë e automjetit tuaj.

Në shtëpi:

Mbushni lavamanët dhe vaskat për të rezervuar ujë nëse ikën rryma.

Mbajini dyert dhe dritaret të mbyllura, por jo të kyçura.

Qëndroni brenda shtëpisë tuaj.

Qëndroni larg mureve dhe dritareve të jashtme.

Jashtë:

Përpiquni të gjeni një vend pa bimësi, si një hendek në tokë të sheshtë.

Shtrihuni me fytyrë poshtë dhe mbuloni trupin tuaj për të minimizuar thithjen e tymit.

Presidenti Joe Biden po monitoron zjarret në Hawaii, tha të mërkurën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Sipas tij Shtëpia e Bardhë ka qenë në kontakt me zyrtarë shtetërorë dhe lokalë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos