Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Para falas për të gjithë, kaos pas defektit me bankomatët

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 13:14 | Bota

Një defekt në sistemin elektronik i Bankës së Irlandës, ka shkaktuar mbrëmjen e djeshme incidente pranë një ATM-ve në mbarë vendin, pasi mijëra klientë u vendosën në radhë nëpër ATM, duke u përpjekur të përfitonin.

Banka njoftoi klientët herët pasditen e djeshme se kishte një problem me aplikacionin e saj online dhe faqen e tyre, pasi u përmbyt me ankesa.

Ndërkohë, në mbrëmje, klientët zbuluan se mund të tërhiqnin para nga ATM-të edhe nëse llogaritë e tyre ishin bosh.

Kjo bëri që mijëra vetë të dyndeshin nëpër ATM-, ndërsa agjentët e Gardës u udhëzuan të pastronin radhët e njerëzve.

Lajmi u përhap me shpejtësi pas orës 17:00 dhe njerëzit nxituan të merrnin para që nuk i kanë të tyret. Është sikur të tërheqësh para falas”, tha një prej atyre që priste në radhë.

Në disa raste, defekti me aplikacionin online i lejoi njerëzit që nuk kishin para në llogarinë e tyre të transferonin deri në 1000 € në llogaritë e tyre në Revolut. Më pas ata mund t’i tërhiqnin paratë përmes çdo ATM-je.

Pavarësisht se histeria u bë kolektive dhe qindra vetë arritën të marrin para që nuk i kishin, Garda e Irlandës tha në një njoftim se çdo cent i tërhequr do të duhet të kthehet pas.

Edhe Banka e Irlandës në një deklaratë të bërë në orët e vona të mbrëmjes së të martës paralajmëroi klientët se çdo para e marrë nga llogaria e tyre do të debitohet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi