Set fotografik me barkun jashtë në xhaminë e Ankarasë, arrestohet modelja në Turqi

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 11:39 | Bota

Një set fotografik me barkun jashtë në xhaminë më të madhe të Ankarasë, “Kocatepe”, i ka kushtuar shtrenjtë një modeleje dhe fotografit të njohur turk Bilal Kisa.

Fotot e modeles Ezgi Cebeci, të shkrepura nga Kisa kanë tërhequr kritika të ashpra nga opinioni publik në shtetin mysliman. Kryesisht modelja u sulmua nga llogaritë e nacionalistëve dhe islamikëve në rrjetet sociale, pasi fotografi ndau fotot e realizuara para dhe brenda xhami.

Modelja mbante një gjerdan me rruaza lutjeje islamike dhe një shami, ndërsa bluza e shkurtër i nxjerr në pah barkun, ndërsa nuk ka mbuluar as tatuazhet.

Kisa kërkoi falje të hënën, por megjithatë ai dhe modelja u arrestua nga policia e kryeqytetit turk, pasi akuzohen për “fyerje të vlerave fetare”, ndërsa ju janë konfiskuar edhe fotot.

U nis një hetim ex-officio për krimin e fyerjes publike të vlerave fetare të adoptuara nga një pjesë e publikut, për shkak të fotografive të bëra nga një regjisor i quajtur Bilal Kisa me një grua në xhaminë Kocatepe të Ankarasë dhe të publikuara në mediat sociale”, thuhej në një deklaratë të prokurorisë.

Kisa duke kërkuar falje tha se puna e tij kishte "devijuar nga qëllimi i saj".

Ai këmbënguli se nuk kishte ndërmend të fyente Islamin apo muslimanët, por se dëshironte të sfidonte “paragjykimet e një grupi të caktuar njerëzish që ofendohen nga xhamia dhe të tregojnë se vendi ku do të gjejnë paqe është xhamia”.

I kërkoj falje kujtdo që lëndova dhe për keqkuptimin që krijova”, shkroi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos