Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Identifikohen viktimat e para nga zjarret në Hawaii, Biden premton ta vizitojë së shpejti

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 08:20 | Bota
Identifikohen viktimat e para nga zjarret në Hawaii, Biden premton ta

Zyrtarët në Hawaii kanë identifikuar viktimat e para nga zjarret vdekjeprurëse që përfshiu ishullin Maui javën e kaluar.

Departamenti i policisë së Maui identifikoi dy viktimat e para si Robert Dyckman, 74 vjeç dhe Buddy Jantoc, 79 vjeç, të dy nga qyteti i Lahaina.

Numri i të vdekurve nga zjarret tani ka arritur në 106 dhe rreth 1300 të zhdukur. Ka të ngjarë të duhen disa ditë të tjera që autoritetet të arrijnë një shifër të saktë për numrin e të vdekurve, tha Guvernatori i Havait, Josh Green.

"Ne ofrojmë ngushëllimet tona më të thella për familjet që kanë filluar të marrin njoftime për të dashurit e tyre," tha kryetari i qarkut Maui, Richard Bissen. "Si komunitet, ne ofrojmë lutjet tona të ngushëllimit në këtë kohë më të vështirë."

Ai tha se autoritetet kanë identifikuar tre individë të tjerë, të afërmit e të cilëve do të informohen.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se do të udhëtojë në Hawaii "sa më shpejt që të jetë e mundur" mes kritikave për përgjigjen e qeverisë së tij nga banorët.

Presidenti tha të martën se nuk e kishte vizituar ende për shkak të shqetësimeve se një gjë e tillë do të largonte burimet dhe vëmendjen nga reagimi humanitar, ndërsa bashkëshortja e tij Jill Biden do ta shoqërojë atë në Hawaii.

"Unë nuk dua të pengoj. Unë kam qenë në shumë zona të fatkeqësive. Dua të jem i sigurt se nuk do të pengojmë përpjekjet e vazhdueshme të rimëkëmbjes", tha ai.

Sipas tij "të gjitha asetet federale në dispozicion" në rajon do të përdoren për përpjekjet e rimëkëmbjes, duke përfshirë ushtrinë amerikane dhe rojet bregdetare. "Është punë e mundimshme. Duhet kohë dhe është nervozizëm," tha presidenti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli