Rinisin zjarret në vend, përfshihet nga flakët gjatë natës mali i Shëngjinit

Nga Gazment Janku
4 Korrik 2026, 09:19 | Kronikë

Rinisin zjarret në vend, përfshihet nga flakët gjatë

Një zjarr i madh, i favorizuar edhe nga era, përfshiu mbrëmjen e së premtes një pjesë të lagjes Sakë, në malin e Shëngjinit, në Lezhë.

Për shkak të terrenit malor, bimësisë së dendur dhe erës së fortë, zjarri përfshiu një sipërfaqe të gjerë në një kohë të shkurtër, duke vështirësuar së tepërmi punën e zjarrfikësve, strukturave të Emergjencave Civile dhe pushtetit vendor për lokalizimin e flakëve, shkruan A2CNN. 

Fatmirësisht, pavarësisht intensitetit të zjarrit, nuk pati dëme në njerëz apo banesa.

Pas përpjekjeve gjatë gjithë natës, mëngjesin e së shtunës vatra e zjarrit u vu nën kontroll, duke lënë aktive vetëm disa vatra të vogla, të cilat pritet të izolohen plotësisht edhe me ndërhyrjen nga ajri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos