Zjarri në malin e Shëngjinit, situata drejt normalizimit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri 

Nga A2 CNN
4 Korrik 2026, 09:07 | Kronikë

Zjarri në malin e Shëngjinit, situata drejt normalizimit, vijon

Pas zjarrit të përmasave të mëdha që shpërtheu mbrëmjen e së premtes në lagjen Sakë, në malin e Shëngjinit, situata këtë mëngjes paraqitet dukshëm më e qetë dhe po shkon drejt normalizimit.

Gazetari i A2 CNN, Senad Nikshiqi, raportoi në lidhje direkte se gjatë orëve të fundit vatra e zjarrit është spostuar në anën e majtë të malit.

Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave aktive. Sipas informacioneve nga terreni, zjarri aktualisht nuk paraqet rrezik për banesat apo zonat e banuara.

Në përmirësimin e situatës ka ndikuar edhe ulja e intensitetit të erës, e cila gjatë natës favorizoi përhapjen e flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e zonës dhe ndërhyrjen për të shmangur çdo riaktivizim të vatrave të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos