Parashikimi i motit: 12 qershor 2021

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 08:08 | Moti
Parashikimi i motit: 12 qershor 2021

Vijojnë kthjellimet me vranësira kalimtare deri afër mesditës kur sërish pritet fuqizim i vranësirave dhe rrebeshe afatshkurtra shiu kryesisht në zonat malore dhe në zona të izoluara të qendrës së vendit.

Vonë pasdite pritet kthjellim i motit në territor. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në të dy vlerat ditore duke variur nga 8 në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë paradite dhe më mbrëmje por mesditja dhe pasditja forcojnë erën përkohësisht në territor dhe det, duke ruajtur drejtimin veriperëndimor, por dallgët do të ngjiten deri në 2 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos