Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Pasagjeri “tapë” detyron pilotin të ulë avionin, arrestohet sapo vë këmbën në tokë

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 16:47 | Bota
Pasagjeri “tapë” detyron pilotin të ulë avionin,

Një avion i “Turkish Airlines”, që fluturonte nga Stambolli në Singapor, ka bërë një ulje emergjente në Indi.

Shkak është bërë prezenca e një pasagjeri të dehur, i cili sulmoi dhe ofendoi ekuipazhin e kabinës.

Pasi u sulmuan dhe nuk arritën ta neutralizonin pasagjerin, stafi i komunikoi pilotit situatën dhe ky i fundit mori vendimin që të bënte ulje emergjente në aeroportin më të afërt.

Pasi mori lejen e kullës, avioni u ul në pistë dhe menjëherë në avion mbërritën forca të shumta policie, të cilat bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e personit.

Pas rreth dy orësh qëndrimi në Nju Delhi, avioni u ringrit në fluturim për të vijuar drejt destinacionit final.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli