Pashka ortodokse, kishat bosh dhe mesazhet plot shpresë për besimtarët

Nga A2 CNN
18 Prill 2020, 17:31 | Aktualitet
Pashka ortodokse, kishat bosh dhe mesazhet plot shpresë për

Besimtarët ortodoksë kanë bërë gati vezët e kuqe për të pritur Pashkën. Nis si gjithnjë të enjten e pësimeve në kisha, që këtë vit si asnjëherë më parë, kanë qenë të boshatisura. Por, mesazhet dhe atmosfera nuk kanë munguar në shtëpitë e shqiptarëve, që vezët e kuqe të mbërrijnë bashkë me shpresën për paqe dhe solidaritet.

Kryepeshkopi Anastas, bashkë me urimin për pashkë të mbara, ka një mesazh: Të mos kemi frikë! “Pashkë të mbarë, vëllezërit e mi! Me Ngjalljen brenda nesh! Le të bëhet zemra jonë “tempull i Perëndisë së gjallë” (2Kor.6:16). Befasisë dhe shqetësimit që shkaktoi kjo pandemi e dhimbshme, le t’i kundërvëmë të mos pasurit frikë që na fal Krishti i Kryqëzuar dhe i Ngjallur. Një mospasje frikë plot me paqe dhe solidaritet. Sivjet nuk do të mund ta transmetojmë dritën e Ngjalljes, nga njëra llambë dhe te tjetra. Le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mospasjes frikë që na fal Krishti nga njëra zemër te tjetra! Krishti u Ngjall!”.

Kisha Ortodokse është bosh edhe në Elbasan, nga ku jehon një tjetër mesazh paqe. E njëjta situatë dhe në Shkodër. Kambanat e përcjellin atmosferën në shtëpitë e qytetarëve.

Në mesnatë, të gjithë besimtarët e krishterë ortodoksë do të kremtojnë Pashkën, simbolin e ringjalljes së Jezu Krishtit, i cili u kryqëzua për mëkatet e njerëzimit. Festimet e kësaj dite nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe me drekën tradicionale të së dielës, që si asnjëherë më parë këtë vit jo të jehojë më kishat bosh, por me shtëpitë plot shpresë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos