PD sulmon qeverinë, Bardhi: Edi Rama propozon uljen e pagave përmes Beqajt

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 18:52 | Politikë
PD sulmon qeverinë, Bardhi: Edi Rama propozon uljen e pagave përmes

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit socialist Ilir Beqaj i cili ka propozuar uljen e pagave dhe rishikimin e pagave për të përballuar situatën e vështirë ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Edi Rama ka nisur një eksperiment të rrezikshëm, përmes Ilir Beqajt duke propozuar uljen e pagave në sektorin publik dhe privat.

“Përmes Ilir Beqajt, një nga ministrat e tij më të diskretituar si të korruptuar, Edi Rama propozon uljen e pagave në sektorin publik e privat, si mënyrë për të furnizuar qeverinë me para. Një propozim kriminal dhe i papranueshëm për çdo qeveri, që vendos të parin interesin e qytetarit.

Ditën kur propozon uljen e pagave të qindra mijëra njerëzve, Edi Rama ka paguar për PPP mafioze të inceneratorit të Tiranës 650 mijë euro. Po të mos kishte hallin e biznesit të vet me mafian e plehrave, me kaq para, Edi Rama mund të kishte siguruar pagën e 3125 njerëzve të mbetur pa punë.

Qeveria ka akoma të paktën 220 milionë euro të paprekura nga koncesionet korruptive dhe shpenzimet e luksit që ka planifikuar për këtë vit. Qeveria ka para, por Edi Rama nuk heq dorë nga pagesat për aferat e pista, duke paguar klientët e tij me paratë e shqiptarëve”, shkruan Bardhi.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri