Një banesë është përshirë nga flakët në lagjen “Partizani” të Vlorës. Ende nuk dihet shkaqet e rënies së zjarri në banesë, por mësohet se nga flakët ka vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë e A2 shihen zjarrfikësit që shuajnë flakët. Në vendngjarje përveç zjarrfikësve ndodhet edhe policia. (A2 Televizion)