Përkujtohet 29-vjetori i bashkimit të Gjermanisë, Merkel: Një proces që ende vijon

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 20:55 | Bota
Përkujtohet 29-vjetori i bashkimit të Gjermanisë, Merkel:

Ribashkimi i Gjermanisë është një proces që ende vazhdon. Kështu u shpreh kancelarja, Angela Merkel, gjatë një eventi për 29-vjetorin e ditës së unitetit. Ajo tha në qytetin Kiel, ku të gjithë liderët e vendit ishin mbledhur për të kremtuar këtë festë kombëtare, se duhet ende shumë punë për të shuar diferencat mes Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore.

“Ribashkimi i Gjermanisë nuk u përfundua në 3 tetorin e vitit 1990 dhe nuk përfundoi as sot”, tha Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë.

Kancelarja, e cila është vetë nga Gjermania Lindore, nënvizoi se ende ka diferenca të mëdha mes qytetarëve edhe pse kanë kaluar thuajse 3 dekada nga rrëzimi i ideologjisë komuniste.

“E vërteta është se edhe pas 29-vitesh ribashkim të Gjermanisë, shumica e personave në lindje, ndihen si qytetarë të klasit të dytë, siç tregojnë dhe sondazhet. Sipas tyre, më pak se40% besojnë se ribashkimi ishte një sukses”.

Merkel shtoi më tej se vetëm gjysma e popullatës janë të lumtur për demokracinë në Gjermani. Ndërkohë, motoja e festimeve të këtij viti është “Guximi bashkon”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos