Tentoi të vrasë me automjet disa persona në Shkodër, prokuroria lëshon urdhë arrestin për Sibuel Durrësin

Nga A2 CNN
13 Qershor 2026, 10:39 | Kronikë

Tentoi të vrasë me automjet disa persona në Shkodër,

Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e shtetasit Sibuel Durrësi, i cili dyshohet për tentativë vrasjeje.

Sipas organit të akuzës, më 7 qershor të këtij viti, Durrësi pas një konflikti dhe nën efektin e pijeve alkoolike, ka tentuar të përplasë me automjet disa persona, duke ju rrezikuar jetën.

Fillimisht, nga shërbimet e policisë kjo ngjarje është raportuar si aksidentale, por pas veprimeve hetimore të thelluara dhe publikimit në media të videos së ngjarjes të dalë rishtazi, nga Prokurori është urdhëruar ndalimi i shtetasit Sibuel Durrësi, si i dyshuar për veprën penale "Vrasje me dashje", të mbetur në tentativë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos