Një aksident me dy të lënduar ka ndodhur, mëngjesin e sotëm, në daljen veriore të qytetet të Lushnjës. Mësohet se dy automjete janë përplasur në një kryqëzim rruge pranë një shkollë.
Për pasojë, dy automjetet kanë përfunduar në trotuar ku për fat të mirë këmbësorë nuk ka pasur.
Nga aksidenti të lënduar kanë mbetur drejtuesi i automjetit që shërbente si Taxi dhe udhëtarja. Me ndërhyrjen e zjarrfikëses dhe policisë si dhe të ambulancës, janë nxjerrë nga mjeti të lënduarit të cilët më pas u dërguan në spital.
Kujtojmë se kryqëzimi në fjalë është problematik pasi për të shmangur 1 km rrugë, drejtuesit rrezikojnë jetën e tyre dhe atë të të tjerëve. (A2 Televizion)