Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 75%
  • Ndikimi i shoqërisë 13%

Persona të armatosur rrëmbejnë 4 amerikanë në Meksikë

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 07:16 | Bota

Katër amerikanë u sulmuan dhe u rrëmbyen nga persona të armatosur në Meksikë, pak pasi kaluan kufirin me një furgon me targa të Karolinës së Veriut. Lajmi është publikuar nga CNN, që citon FBI-në.

"Të katërt u futën në një automjet dhe u morën nga njerëz të armatosur”, vazhdon deklarata, për të cilën agjentët federalë kanë shpallur një shpërblim prej 50.000 dollarësh për këdo që ndihmon në arrestimin e sulmuesve.

Sipas CNN, katër amerikanët e rrëmbyer në Meksikë janë sulmuar gabimisht. Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador.

“Informacionet që kemi janë se ata kanë kaluar kufirin për të blerë ilaçe në Meksikë kur ka pasur një përleshje mes dy grupeve dhe ata janë marrë”, tha ai.

Hetuesit besojnë se një kartel meksikan ka të ngjarë t'i ketë ngatërruar ata me kontrabandë droge nga Haiti, duke shtuar se nuk kanë identifikuar ndonjë histori kriminale nga ana e amerikanëve.

Fotot e siguruara nga CNN tregojnë se makina që besohet se drejtohej nga amerikanët u përplas me një automjet tjetër, përpara se të nxirreshin me armë nga vendi i ngjarjes.

Presidenti Joe Biden "është i informuar" për këtë çështje dhe po e ndjek atë "nga afër". Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se ajo që ndodhi ishte "e papranueshme".

Fotot e siguruara nga CNN tregojnë se makina që besohet se drejtohej nga amerikanët u përplas me një automjet tjetër përpara se të nxirreshin me armë nga vendi i ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli