
Një anije peshkimi në vështirësi ka lëshuar sinjalin e alarmit drejtuar Kapitenerisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit.
Sipas të dhënave, peshkarexha me 3 persona në bord pësoi avari në sistemin elektrik të motorit dhe e kishte të pamundur të lundronte.
Mjeti lundrues ndodhej në veri të derdhjes së lumit Seman dhe kërkoi asistencë. Kapiteneria e Portit njoftoi QNOD dhe Rojen Bregdetare e cila po ndihmon anijen të lundrojë drejt Triportit. (A2 Televizion)