Një mjet lundrues, velierë, ka pësuar avari në det të hapur në afërsi të kepit të Palit. Sipas informacioneve, jahti turistik "Moon Child GB" me flamur anglez, ndodhej rreth 7 milje në veriperëndim të Kepit të Palit kur ka lëshuar sinjalin Sos.
Menjëherë, janë vënë në lëvizje institucionet detare, ku pas disa orësh është bërë e mundur nxjerrja e mjetit lundrues pranë Portit të Durrësit.
Ekuipazhi dhe personat që ndodheshin brenda tij, janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa Roja Bregdetare bën me dije se dy personat që ndodheshin brenda janë nxjerrë pranë Portit të Durrësit. Dyshohet se mjeti lundrues ka prekur cekëtinën, duke mos njohur terrenin ujor ku po lundronte. (A2 Televizion)