All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Plagosje me armë zjarri në Mirditë

Nga A2 CNN
1 Korrik 2022, 22:40 | Kronikë
Plagosje me armë zjarri në Mirditë
All - Paragraf - 1

Një person është plagosur me armë zjarri në Mirditë, në zonën e Fanit. Ngjarja ka ndodhur pranë Rrugës së Kombit.

Sipas burimeve të A2 CNN, i plagosuri është shtetasi Martin Prenga, 51 vjeç.

All - Paragraf - 3

Njoftimi i policisë:

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.

Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera për identitetet e tyre.

All - Paragraf - 6

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos