![Pllakat e mermerit bien nga kamioni dhe zënë poshtë](https://cdnimpuls.com/a2news.com/wp-content/uploads/2023/08/-1000-0-pllaka.jpg)
Një 52-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në Durrës. Sipas Policisë dyshohet se nga kamioni kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri, të cilat e kanë zënë poshtë dhe pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen nr.15 të këtij qyteti.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K., 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)