Vranë me thikë Luljeta Prezën tek Ura e Dajlanit, arrestohen dy autorët

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 10:27 | Kronikë
Vranë me thikë Luljeta Prezën tek Ura e Dajlanit, arrestohen dy

Janë identifikuar dhe janë vënë në pranga dy personat që dyshohet se vranë 32-vjeçaren Luljeta Preza.

Sipas policisë, në pranga ëshët vënë A. B., 22 vjeç, banues në Lushnjë dhe Y. G., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet, rezulton se 32-vjeçarja është konfliktuar me dy autorët e dyshuar rreth orës 01:00 të 2 gushtit, poshtë urës së Dajlanit në Durrës.

Sherri ndodhi pasi ata kishin konsumuar kokainë së bashku me tre vajza të tjera, mes tyre edhe një 15-vjeçare.

22-vjeçari i arrestuar dhe 45-vjeçari Y. G. kanë goditur me thikë Prezën, e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi.

Për rastin kanë nisur  procedimi penale në gjendje të lirë për B. S., 28 vjeçe, M. M., 26 vjeçe dhe për 15-vjeçaren, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, por asnjëra nuk ka kallëzuar në Polici.

https://a2news.com/2023/08/02/identifikohet-32-vjecarja-qe-u-gjet-e-vdekur-poshte-ures-se-dajlanit-policia-eshte-vrare-me-thike/

A2 CNN Livestream

A2 Business