![Policimi në komunitet, në Elbasan qytetarët nuk njohin](https://cdnimpuls.com/a2news.com/wp-content/uploads/2023/03/-1000-0-KR-Policimi-Elbasan_frame_489.jpg)
Policimi në komunitet, përveç të tjerave, minimalisht duhet të siguronte të paktën njohje mes komunitetit dhe efektivëve përgjegjës për zonat e caktuara. Ose të paktën banorët të dinë kush është punonjësi i policisë për zonën ku banojnë. Dhe në qytete ku kriminaliteti me ngjarje të paramenduara dhe të mirëorganizuara kriminale, policimi në komunitet duhet të jetë akoma më i fortë për të mos thënë i konsoliduar.
Kamera e A2 CNN regjistroi disa banorë të Elbasanit, duke I pyetur nëse e njihnin përfaqësuesin e policisë për zonën ku banonin, ose siç njihet në zhargonin e përditshëm të plotfuqishmin e lagjes. Por, askush nuk e njihte.
Ashtu si në mjekësi, edhe në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, është më mirë të parandalosh se sa të kurosh. Dhe për sa kohë projektet e policmit në komunitet do t’i ngjajnë fushatave ku më shumë reklamohet se sa realizohet, atëherë publiku do të vijojë të përballet me ngjarje të cilat do të mund të ishin parandaluar. (A2 Televizion)