Prej dy ditësh në mal, gjenden të pajetë dy të rinjtë

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2019, 20:37 | Kronikë
Prej dy ditësh në mal, gjenden të pajetë dy të

Dy të rinj janë gjendur të pajetë në fund të një gremine në vendin e quajtur Maja e Pikave, pranë fshatit Buzhalë të Pukës.

Sipas informacioneve të policisë trupat e tyre janë gjendur rreth orës 14:00 të së shtunës nga familjarët. T.P., 20 vjeç dhe K.M., 24 vjeç kishin dalë prej dy ditësh në mal për të gjetur bagëtitë, por fatkeqësisht nuk u rikthyen më. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos