Presidencialet në SHBA, emigrantët në kufirin greku-turk dhe koronavirusi

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 11:50 | Ditari ndërkombëtar

Pas muajsh paqartësi, skepticizëm, dyshime, sulme e debate të flakta, gara demokrate për zgjedhjen e kandidatit që do të përpiqet të mundë Trump në presidencialet e vitit 2020, ka më në fund dy emra: Jo Biden dhe Bernie Sanders.

Gjithçka u bë e qartë pas asaj që njihet si super e marta, kur 14 shtetet amerikane votuan për kandidatin e preferuar demokrat. Senatori i Vermontit, Bernie Sander e nisi ditën e madhe në përparësi, por loja ndryshoi papritur, në favor të ish-zëvendëspresidentit amerikan, i cili deri më tani shihej si një kandidat i përgjumur dhe jo vetëm nga Trump. Ai i Biden, mund të quhet rikthimi më i madh, i shpejtë dhe i papritur në historinë moderne te politikes.

Asgjë nga historiku elektoral i krahut të djathtë të Obama-s, apo dinamika e fushatës së deritanishme, nuk e kishte sinjalizuar triumfin e “super të martës”. 78-vjeçarit ju deshën 33 vjet për të fituar në një garë të vetme dhe tani është kthyer në një makineri fitoresh, 10 të tilla brenda një jave.

Presidencialet 2020 në SHBA, raportimi i gazetares së CNN, Karin Caifa, nga Uashingtoni

https://youtu.be/VAWOgFayFZk

Si funksionojnë zgjedhjet paraprake në SHBA

4 vite, pasi bota, ndoqi teksa Donald Trump fitonte gradualisht momentum, deri sa u bë kandidati i partisë Republikanë, Amerika vendos sërish se kush do të garojë për Shtëpinë e Bardhë. Zgjedhjet paraprake zhvillohen në çdo shtet, nga 3 shkurti deri në qershor. Qëllimi është të sigurohen sa ma shumë delegatë.

1. Pika e nisjes

Nis shpallja e kandidaturave për presidencën. Këtë vit 28 demokratë njoftuan pjesëmarrjen, lista u reduktua në 11 në prag zgjedhjeve paraprake.

2. Zgjedhjet e Iowa dhe New Hampshire

Janë të parat që votojnë për kandidatin e preferuar, respektivisht në 3 dhe 11 shkurt. 

3. Super e Marta

Mbahet në 3 mars dhe konsiderohet si momenti deciziv për rrjedhën e fushatës, pasi 14 shtete thonë fjalën e tyre.

4. Pjesa tjetër e garës

6 shtete votojnë në 10 mars për të vijuar më pas me shtetet e mbetura përgjatë tre muajve në vijim.

5. Konventat

Donald Trump betohet si kandidati republikan në konventën e partisë Republikane në Kaliforninë e Veriut. Demokratët konfirmojnë kandidatin e tyre mes 13-17 korrikut në Wisconsin. 

6. Gjatë zgjedhjeve paraprake demokrate janë në dispozicion 3979 delegatë, të shpërndarë në të gjitha shtetet. Nëse një kandidat fiton më shumë se 50 përqind të delegatëve, pra 1990 të tillë, bëhet kandidati zyrtar në konventën e partisë.

7. Kalifornia, Teksasi, New York, Florida, Ilinois dhe Pensilvania janë shtetet me më shumë delegatë.

8. Deri më tani Biden ka 566 delegatë ndërsa Sanders 501.

Emigrantët në kufirin greko-turk: Turqia na mashtroi, ushtarët grekë na qëllojnë

Mijëra emigrantë që gjenden të bllokuar në kufirin turk, thonë se janë mashtruar e janë bërë viktimë e lojërave politike. Prej ditësh, ata qëndrojnë në kushte të mjerueshme, në të ftohtë, pa ushqim e ujë të pijshëm. Ata shprehen se ushtria greke qëllon më plumba të vërtetë, e disa kanë mbetur të plagosur.

Koronavirusi gjunjëzon Italinë, mbyllen shkolla e universitete, jeta mbetet pezull

Koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi jashtë Kinës. Europa është në alarm, por vatra kryesore  mbetet Italia. Autoritetet po marrin masa drastike për të frenuar përhapjen, duke mbyllur shkolla e universitet e duke ndaluar aktivitetet publike në të gjithë vendin.

Bizneset pranë kolapsit, në Venecia ofrohen pije falas

Lokalet dhe restorantet në Itali janë gati të zbrazura dhe vendi shqetësohet se ky mund të jetë fundi i biznesit. Për të luftuar aspektet shqetësuese të epidemisë, shoqata e pronarëve të bareve dhe kafeneve historike në sheshin e famshëm të “San Markos” në Venecia ka filluar të ofrojë nga një spritz karakteristik të Italisë së veriut për çdo pije të porositur. Oferta, nga ora 17 deri në 20, është e vlefshme si për turistët ashtu edhe vendasit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos