Priten dhe protesta anti-monarki, gjithçka gati për kurorëzimin e Çarlsit mbret të Britanisë

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 19:35 | Bota
Priten dhe protesta anti-monarki, gjithçka gati për kurorëzimin

Londra është blinduar dhe përgatitur për të zhvilluar atë që po konsiderohet eventi më i rëndësishëm i vitit, ndoshta dhe i dekadës.

Çarlsi i Tretë do të kurorëzohet zyrtarisht si mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar, në një ceremoni madhështore që do të mbahet gjatë të shtunës.

 Mbi 2 mijë liderë dhe figura të njohura nga e mbarë bota, përfshirë presidentin shqiptar Bajram Begaj, janë ftuar nga monarkia britanike për të marrë pjesë në eventin që nis nga ora 12:00 me orën tonë lokale, në Abacinë Uestminister.

Në zonat ku do të ketë evente për ditën e kurorëzimit, njerëz dhe simpatizantë të shumtë të familjes mbretërore janë grumbulluar që një ditë para për të zënë një vend. Gjithashtu pritet që të zhvillohen edhe protesta anti-monarki në Londër dhe në qytete të tjera britanike.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani