Procedohen dy shtetas turq, nuk deklaruan 47 mijë euro në Rinas

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 10:28 | Aktualitet
Procedohen dy shtetas turq, nuk deklaruan 47 mijë euro në Rinas

Dy shtetas turq janë proceduar në aeroportin e Rinasit për mosdeklarim të të hollave.

Sipas policisë, shtetasve turq E. G. dhe S. S., gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të çantave të shpinës, u janë gjetur njërit 30 450 euro, ndërsa tjetrit 17 000 euro.

Sekuestrohen 47 450 euro. Procedohen penalisht 2 shtetasit turq që nuk i deklaruan në kufi, siç përcaktohet në ligj.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasit turq E. G. dhe S. S.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të çantave të shpinës, shtetasit E. G. i janë gjetur 30 450 euro, ndërsa shtetasit S. S. i janë gjetur 17 000 euro, të cilat këta shtetas nuk i kishin deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 47 450 euro.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për poseduesit e shumave të parave, shtetasit E. G., 63 vjeç, dhe S. S., 35 vjeç, të dy banues në Stamboll, Turqi, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, njofton policia.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024