Projekt-paketa fiskale, ndryshimet e propozuara publikohen në fletoren zyrtare

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 19:39 | Ekonomi
Projekt-paketa fiskale, ndryshimet e propozuara publikohen në fletoren

Ndryshimet e propozuara në projekt-paketën fiskale 2023, dokumenti i cili do të shoqërojë buxhetin për vitin e ardhshëm janë publikuar në Fletoren Zyrtare.

Në dokument synohet të heqja e Tatimit mbi Vlerën e shtuar për drutë e zjarrit  për ngrohje, të blera nga jashtë, energjinë elektrike të importuar apo prodhuar në vend që do të tregtohet në Bursën Shqiptare të Energjisë, hirrën e kremin qumësht, bateritë e makinave elektrike si dhe donacionet e ardhura nga jashtë.

Gjithashtu, nëpërmjet paketës fiskale 2023 kërkohet unifikimi i akcizës së birrës, vendim i cili do të penalizonte pak prodhimin vendas. Heqja e diferencimeve në akcizën për pijet e forta dhe rritja e akcizës për cigaret janë dy politika të tjera që pritet të materializohen.

Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave, projekt-paketa Fiskale shkon në Parlament për t’u diskutuar e miratuar me shumicë votash më pas në seancë plenare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos