Raundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pritet të zhvillohet të enjten, kur Kurti dhe Vuçiç do të jenë në Bruksel. Ka raportime se ata do të zhvillojnë takime të ndara me liderët europian, të cilët marrin pjesë në samitin e BE. Përfaqësuesit e bllokut thanë se i kanë paraqitur palëve një propozim modern për asociacionin. (A2 Televizion)