“Pse duhet Bota nëse nuk ekziston Rusia”, shefi i propagandës ruse kërcënon Perëndimin me sulm bërthamor

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2022, 21:24 | Bota

Një nga “shefat e propagandës” së Vladimir Putin kërcënoi Perëndimin me shkatërrim bërthamor vetëm disa orë pasi lideri rus vendosi forcat e tij parandaluese nga sulmet bërthamore në nivelin më të lartë të gatishmërisë.

Gjatë fjalës së tij në një prej televizioneve kombëtare, spikeri Dmitry Kiselyov, me një retorikë të ashpër anti-Perëndimore tha për shikuesit se nëndetëset ruse mund të lëshojnë deri në 500 mbushje bërthamore.

“Kjo gjë do të garantonte shkatërrimin e SHBA dhe të gjithë vendeve të tjera të NATO. Armët bërthamore ruse transportohen nga avionët më të shpejtë bombardues.  Pa përmendur këtu aftësinë e Forcave Strategjike Raketore. Potenciali bërthamor rus është më i fuqishmi në botë. Sot Triada Ruse Bërthamore është në gatishmëri. Putin e paralajmëroi Perëndimin. Mos u përpiqni të kërcënoni Rusinë”, u shpreh Kislyov.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi