Me ardhjen e stinës së verës, vijnë edhe ditët e nxehta e përvëluese, duke bërë që shumë prej nesh të mos harrojmë gjënë më të rëndësishme për t’i shpëtuar dehidratimit, një shishe me ujë.
Një nga vendet ku e mbajmë atë më së shumti është edhe në automjetet tona, përgjithësisht duke zgjedhur shishe plastike. Por, diçka e keqe fshihet pas kësaj. Ekspertët sugjerojnë që të mos e mbani më shishen e ujit, sidomos nëse ajo është plastike.
Kjo pasi, shishet plastike kanë kimikate dhe toksina të rrezikshme. Duke u ekspozuar në diell, ata i çlirojnë ato duke i përzier me ujin. Më pas, kimikatet e çliruara do futen në ujin që ju do pini. Mikroorganizmat do sjellin probleme në shëndetin tuaj.
Për këtë arsye, sugjerohet që uji të mos mbahet asnjëherë në makinë dhe të mos ekspozohet në diell. (A2 Televizion)