Pse zgjohemi më herët kur plakemi?

Nga A2 CNN
3 Maj 2023, 10:16 | Lifestyle
Pse zgjohemi më herët kur plakemi?

Nëse jeni mësuar të shkoni në shtrat vonë dhe të zgjoheni vonë, ka shumë të ngjarë që të keni vënë re se me kalimin e moshës, e gjithë kjo kthehet përmbys. Koha që trupi ynë shkon për të fjetur dhe zgjohet varet shumë nga fakti se jemi duke u rritur.

Me kalimin e viteve, trupi ndryshon si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda dhe këto ndryshime ndikojnë edhe në gjumin tonë. Sipas psikologes së Universitetit të Miçiganit, Cindy Lustig : "Ashtu si shumica e gjërave që ndryshojnë me kalimin e viteve, ndryshojnë edhe modelet tona të gjumit.

“Në fakt, truri ynë përgjigjet ndryshe ndërsa plakemi”, ka thënë ajo.

Kjo do të thotë se truri i një të riu e kupton më lehtë se pas konsumimit të darkës, pas disa orësh vjen gjumi. Tek një i moshuar, kjo lidhje fillon të dobësohet. Kjo mungesë e ndjenjës së kohës bën që të moshuarit të lodhen shumë më herët se fëmijët dhe nipërit e tyre. Për rrjedhojë, ata të zgjohen shumë më herët dhe më të pushuar se pjesa tjetër. Një arsye tjetër është sepse shikimi ynë ndryshon me kalimin e viteve dhe kështu intensiteti i dritës që merr truri ynë zvogëlohet. Kjo është ajo që na mban zgjuar më gjatë, por me moshën fillon dhe zhduket.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli