Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 56%
  • Jo 33%
  • Nuk e di 11%

Radha 3 km në kufi, mijëra qytetarë bllokohen në Han të Hotit

Nga A2 CNN
5 Gusht 2023, 19:08 | Aktualitet
Radha 3 km në kufi, mijëra qytetarë bllokohen në Han të

Radhë të gjata janë regjistruar këtë të shtunë në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Qindra makina vijojnë të qëndrojnë të rreshtuara njëra pas tjetër në një varg që shkon më shumë se 3 km dhe që raportohet të jetë shkaktuar nga pala malazeze.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla i cili raportohet të ketë kontaktuar me autoritetet malazeze.

Ministri ka kërkuar që puna në Hanin e Hotit të vijojë pa ndalesë, madje nëse është e mundshme, të krijohet një regjim i lehtësua kalimi.

Ditari A2 CNN