Daçiç reagon për aksionin e policisë në veri të Kosovës: Çon në konflikte të reja në Ballkan

Nga A2 CNN
20 Maj 2024, 19:29 | Ballkani

Daçiç reagon për aksionin e policisë në veri

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar ashpër për aksionin e Policisë së Kosovës ndaj objekteve të Bankës Postare Kursimore të Serbisë në Kosovë.

Daçiç tha se Kurti vijon terrorin ndaj qytetarëve serbë në veri të Kosovës. Ai theksoi se këto veprime çojnë në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme.

“Është shqetësues fakti që pjesëtarët e EULEX-it dhe KFOR-it ishin vëzhgues të heshtur të aksionit të sotëm të paligjshëm dhe të dhunshëm në veri të Kosovës. U bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që urgjentisht të ndalojnë Kurtin dhe të mbrojnë paqen dhe popullin serb në Kosovë”, tha Daçiç.

Gjatë aksionit, Policia e Kosovës tha se mbylli gjashtë objekte të Banës Postare Kursimore, pasi sipas saj, ato vepronin paligjshëm në veri të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos