Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Dhunimi i tre shqiptarëve, reagon kryeministri i Malit të Zi: Po punohet për kapjen e autorëve!

Nga A2 CNN
6 Janar 2024, 21:29 | Ballkani

Dhunimi i tre shqiptarëve, reagon kryeministri i Malit të Zi: Po

Me anë të një postimi në platformën X, kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiç ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Herceg Novi, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar barbarisht nga një grup personash, vetëm sepse u dëgjua të flisnin në gjuhën ëmë.

Spajiç shpreh keqardhjen për incidentin dhe garanton që autoritetet malazeze janë duke u qëndruar pranë të dhunuarave, për t’iu ofruar sigurinë dhe mbështetjen e nevojshme.

Ai po ashtu bën me dije se njëri nga autorët e ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën me miqtë tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona shkojnë për të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, shkruan Spajiç.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu