Kandidati i BDI-së për zgjedhjet presidenciale, Bujar Osmani, i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votimin që e cilësoi si vendimtar për të ardhmen e vendit.
Sipas tij, votuesit do të vendosin nëse duan izolimin apo integrimin. Sakaq, kandidati tjetër shqiptar, Arben Taravari, kërkoi që zgjedhjet të jenë demokratike dhe tha se do të pranojnë vullnetin e sovranit.
“Inkurajoj qytetarët që të dalin në numër sa të madh dhe të votojnë sipas bindjes së tyre, me qëllim dhe shpresë për të ardhmen e vendit tonë. Shteti është në udhëkryq, dy opsione janë para nesh dhe qytetarët duhet të vendosin përballë integrimit dhe të izolimit”, tha Osmani.
“Porosia ime është që këto zgjedhje të jenë demokratike. Kush do të marrë më shumë përkrahje ne do t’ia urojmë. Uroj që gjithçka të jetë e drejtë dhe demokratike”, tha Taravari. (A2 Televizion)