Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi shpalos prioritetet

Nga A2 CNN
28 Janar 2024, 13:10 | Ballkani

Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi

Talat Xhaferi mbajti një fjalim në Kuvend duke shpalosur programin e tij si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.  Ai falënderoi Ali Ahmetin dhe BDI si dhe presidentin e vendit për besimin e dhënë, ndërsa nënvizoi përkushtimin në ushtrimin e detyrës me seriozitet.

“Qeveria në mënyrë direkte dhe në bashkëpunim me Kuvendin, BE-në dhe SHBA-në do të organizoj zgjedhje të lira dhe demokratike ku do të reflektohet vullneti i qytetarëve. Qeveria do të vazhdojë t’i realizojë të gjitha reformat për integrim të vendit në BE”, tha Xhaferi.

Më tej ai foli dhe për luftën kundër korrupsionit dhe investimet në arsim apo reformat në administratën publike.

“Qeverinë do ta udhëheq me përgjegjësi, duke përmbushur detyrimet dhe pritshmëritë e qytetarëve dhe partnerëve të koalicionit. Edhe pse është qeveri kalimtare që do të organizojë zgjedhjet, për mua një ditë apo 100 janë të njejta, dhe dua të ju sigurojë që përgjegjësia dhe institucionalizmi në udhëheqje do të jetë detyra ime. Unë do të vazhdojë programin e qeverisë së kaluar duke realizuar prioritetet e qytetarëve dhe të qeverisë. Për të ecur drejt rrugës së BE-së ne do të bëjmë hapat e duhura dhe të sigurta që i takon një shteti serioz. Qeveria ime do të jetë krah dhe zë i qytetarëve. Puna e qeverisë sime do të kalojë edhe nëpërmjet sfidave që do të sigurojnë zbatimin dhe respektimin e ligjeve dhe Kushtetuese.

Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare për zgjedhjet dhe zhvillimin e vendit, do të jetë obligim i imi. Bashkëpunimi me BE-në, NATO-n dhe SHBA-të do të jetë gjithashtu prioritet për mua dhe qeverinë time”, tha mes të tjerash Xhaferi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos