Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Presidenti Bajram Begaj mesazh urimi Talat Xhaferit

Nga A2 CNN
28 Janar 2024, 12:51 | Ballkani

Në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut,

Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar mesazh urimi Talat Xhaferit për zgjedhjen e tij në krye të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut.

Begaj shprehet se qeveria maqedonase, me në krye Talat Xhaferin, ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik.

Kreu i Shtetit thekson se shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV, duke shtuar se ky është rasti që të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të vendit në BE.

“Urimet e mia më të përzemërta qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, zotit Talat Xhaferi! Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik! Shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV. Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të RMV në BE. Suksese!”, shkruan presidenti Begaj, në një postim në rrjetet sociale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli